8 C
Tetovo
E diel, 21 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeDy shtetas të Maqedonisë humbin jetën në aksident në autostradën Beograd –...

Dy shtetas të Maqedonisë humbin jetën në aksident në autostradën Beograd – Nish

Dy persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi herët në mëngjes në autostradën Beograd – Nish në Serbi.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, automjeti në të cilin udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi pranë daljeve të Umçarit.

Sipas mediave serbe vetura e markës “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments