8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniDy viktima në aksidentin e mbrëmshëm në Gostivar, ndalohet drejtuesi i kamionit

Dy viktima në aksidentin e mbrëmshëm në Gostivar, ndalohet drejtuesi i kamionit

Dy persona kanë humbur jetën në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën magjistrale Gostivar Kërçovë. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture me targa të Gostivarit dhe një kamioni me targa të Kosovës. Shoferi i veturës BMV, të cilin e ka drejtuar 54-vjeçari nga Gostivari me inicialet B.H. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq bashkudhëtarja e tij, 53-vjeçarja me iniciale T.R. është dërguar në Qendrën Urgjente në Gostivar, por nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Shoferi i kamionit, 60-vjeçari nga Kosova me inicialet A.T. nga aksidenti ka marrë lëndime trupore ndërsa i njëjti është ndaluar dhe gjatë ditës pritet të dalë para gjykatësit. /Alsat.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments