8 C
Tetovo
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniE fundit/ Gjuajtje me armë nga makina, një i vdekur në Haraçinë
- Advertisment -spot_img

E fundit/ Gjuajtje me armë nga makina, një i vdekur në Haraçinë

Babë e bir sulmohen me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre, në mes të fshatit. Sipas informatave që mblodhi ALSAT nga vendngjarja, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur, ndërsa tjetri i plagosur rëndë.

Jozyrtarisht, mësohet se personat që kanë hapur zjarr ndaj babë e bir kanë qenë të njohur mes tyre. Nga dëshmitë e para, mësohet se ata janë sulmuar nga një audi në lëvizje.

Sipas policisë, personat janë identifikuar dhe janë vënë në ndjekje. Po punohet për zbardhjen e rastit, dhe dinamikës së saj. Sipas dyshimeve të para, pista kryesore mendohet të jetë borxh financiar, megjithatë, kjo nuk është e vetmja pistë hetimore, thonë burimet policore.

Nga policia konfirmuar rastin, duke theksuar se rreth orës 19:00, në Qendrën Emergjente “Nënë Tereza” është sjellë me armë zjarri S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri nga një veturë Audi”.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments