8 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniE FUNDIT - Kandidatja e Levicës në Tetovë pranon takimin me Bajram...
- Advertisment -spot_img

E FUNDIT – Kandidatja e Levicës në Tetovë pranon takimin me Bajram Rexhepin

Kandidatja e Levicës për Komunën e Tetovës, Katka Bozhinovska, e ka pranuar takimin me kandidatin e BDI-së Bajram Rexhepi, duke përgënjeshtruar pretendimet e Bajram Rexhepit i cili i mohonte takimet.

Ajo tha se takimi i tyre ka qenë në pikë të ditës dhe në mes të qytetit, duke shtuar se as nuk frikësohet dhe as nuk turpërohet nga takimet me Bajram Rexhepin.

“Ata i bëjnë pazaret politike pas dyerve të mbyllura, dhe jo në mes të ditës hapur në mes të qytetit”, shkruan Bozhinovska.

Mediat publikuan fotografi nga takimi i Bajram Rexhepit me Katka Bozhinovskën dhe forumin e gruas të Levicës, por edhe të një takimi tjetër të shefit të PR-it të Bajram Rexhepit, Ardi Ismaili, me kandidaten e Levicës.

Bajram Rexhepi disa herë u përpoq t’i mohojë këto takime, duke thënë se nuk kanë ndodhur.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments