Mbrëmë, me 3 shkurt 2026, një grup qytetarësh në Strumicë bllokuan rrugën e tranzitit pranë Lagjes së Romëve me goma të djegura. Ata shprehin pakënaqësi të fortë me gjobat që Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar të lëshojë përmes sistemit “Safe City”./Tetova1
Reagime dhe grumbullime të ngjashme janë vërejtur edhe në qytete të tjera në të gjithë vendin. Video të vendit ku qytetarët shprehin me zë të lartë revoltën e tyre u shfaqën në rrjetet sociale, zjarr dhe tym nga gomat e djegura u përhap në rrjetet sociale.
Ekipet policore nga Sektori i Punëve të Brendshme ishin në vendngjarje dhe kanw monitoruar zhvillimin e situates.
Deri më tash nuk ka ndonjë komunikim zyrtar nga MPB për zhvillimin e ri të këtyre ngjarjeve!./Tetova1

