Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot njofton se, në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 21/98 dhe 18/07), me rastin e festës “Shën Klimenti i Ohrit”, 8 dhjetor (e diel), respektivisht 9 dhjetori (e hënë), është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës ua uron festën qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nderojnë dhe festojnë patronin “Shën Klimenti i Ohrit”.