8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoni“E manipuluat regjistrimin e vitit 2021”, Mërgata me akuza për BDI-në dhe...

“E manipuluat regjistrimin e vitit 2021”, Mërgata me akuza për BDI-në dhe LSDM

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka reaguar fuqishëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 25 qershor 2025, e cila rrëzoi si jokushtetuese metodologjinë diskriminuese të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, që ndante qytetarët në kategori “rezident” dhe “jo-rezident”.

Në kumtesën e tyre, Unioni akuzon qeverinë e atëhershme LSDM-BDI për manipulim të qëllimshëm të procesit të regjistrimit dhe përpjekje për zvogëlimin artificial të përqindjes së shqiptarëve në shtet.

“Kjo është një fitore e përbashkët e të gjithë shqiptarëve dhe një dëshmi e qartë se angazhimi dhe këmbëngulja jonë nuk kanë shkuar kot,” thuhet në deklaratën e Unionit. Ata rikujtojnë se për një vit me radhë kanë ngritur zërin në çdo mënyrë të mundshme – në media, në takime publike e institucionale, përmes ankesave zyrtare dhe reagimeve – për të denoncuar padrejtësinë që u bë ndaj më shumë se 170 mijë shqiptarëve të përjashtuar nga përllogaritjet zyrtare.

“Ne nuk u dorëzuam. Nuk e lamë këtë padrejtësi të kalojë në heshtje. E ngritëm zërin, alarmuam dhe kërkuam drejtësi për çdo qytetar të regjistruar në vitin 2021”, thekson më tej kumtesa, ku kritikohet qeveria e atëhershme për cenimin e barazisë kushtetuese dhe për tentativën për të zbehur rëndësinë e mërgatës shqiptare.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vërtetoi atë që ne kemi paralajmëruar që në fillim: ndarja në ‘rezident’ dhe ‘jo-rezident’ ishte e padrejtë, antikushtetuese dhe e papranueshme. Sot, të gjithë shqiptarët e regjistruar në vitin 2021 njihen si të barabartë – pa ndarje, pa diskriminim,” thuhet në reagim.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim thekson se do të vazhdojë të jetë zëri i mërgatës dhe një faktor i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, duke kontribuar pa ndalur për zhvillimin e komunës së Gostivarit dhe vendlindjes në tërësi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments