8 C
Tetovo
E premte, 30 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniEdhe Fetai në mbrojtje të gazetares Liridona Vejseli

Edhe Fetai në mbrojtje të gazetares Liridona Vejseli

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka dalë publikisht në mbrojtje të gazetares Liridona Vejseli, duke theksuar se gazetaria që nuk frikësohet nga e vërteta është themel i çdo shoqërie demokratike që synon përparim.

Sipas Fetait, roli i gazetarisë nuk është të heshtë, por të pyesë, të hulumtojë dhe të vërë në pah çështjet që prekin interesin publik. Ai ka nënvizuar se ligji është i qartë dhe se nuk ndëshkon raportimin e bazuar në fakte, dokumente dhe argumente, por përkundrazi, e mbron atë si pjesë të domosdoshme të funksionimit të një shteti të ndershëm dhe institucioneve të përgjegjshme. “Pikërisht kjo lloj gazetarie e bën shtetin më të ndershëm dhe institucionet më të përgjegjshme”, ka theksuar Fetai, duke shtuar se gazetarët që punojnë me profesionalizëm dhe integritet duhet të kenë mbështetje të plotë.

Zëvendëskryeministri ka vlerësuar veçanërisht qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e gazetares Liridona Vejseli, duke e cilësuar atë si pjesë të vijës së parë të gazetarisë së përgjegjshme.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments