8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeRajoniEdi Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në Aeroportin...

Edi Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në Aeroportin e Kukësit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”.

Ai tha se kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët.

“Për ata që thonë se ky është fluturim ‘fake’ që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi. Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një ‘akullthyes’ që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen. Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. ‘Air Kosova’ do të jetë kjo kompani, me dy avionë të krenarisë sonë të përbashkët”, deklaroi Rama, raporton A2cnn.

“Kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët. Nuk do të jap një datë sepse kam mësuar që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq”, shtoi Rama.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments