8 C
Tetovo
E diel, 8 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniEditorial | Një përgjigje për “analistët” e Taravarit: Fetai nuk u fsheh,...

Editorial | Një përgjigje për “analistët” e Taravarit: Fetai nuk u fsheh, ai guxoi!

Në një vend ku “ndryshimi” është përdorur për vite si slogan bosh elektoral, Arben Fetai është ndër të paktët politikanë që zgjodhi të mos e kapitalizojë këtë fjalë, por ta bartë si barrë mbi supe. Dhe këtë nuk ia falin, veçanërisht ata që sot fshihen pas petkut të analistit, por në fakt i shërbejnë Taravarit dhe Ali Ahmetit.

Ata që e kritikojnë për lëvizjet politike të së kaluarës, i lexojnë ngjarjet si lista manovrash taktike. Por për qytetarin që votoi më 8 maj për ndryshim të sistemit, Arben Fetai është sot zëri i asaj vote në qeveri.

Fetai sot është zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë. Ai nuk është aty për të përfituar, por për të rrezikuar politikisht, duke u përballur me korrupsionin sistemik, sfiduar interesat e vjetra dhe bashkëqeverisur me të gjithë, për të realizuar një agjendë reale reformash.

Të qëndrosh në opozitë dhe të bësh moral është e lehtë.
Të hysh në pushtet dhe të vazhdosh të thuash të njëjtat gjëra si në opozitë,kjo kërkon guxim.

Fetai nuk e ka fshehur asnjëherë që koalicioni i ri është kompleks. Por, në vend që të qëndronte jashtë dhe të bënte zhurmë, ai hyri në sistem për ta ndryshuar nga brenda.

Ky koalicion është ndërtuar mbi vija të kuqe të qarta, me marrëveshje që përfshijnë:

  • Përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në administratë
  • Transparencë të plotë në institucionet publike dhe proceset e punësimit
  • Ndaljen e marrëveshjeve të fshehta dhe të punësimeve partiake

Këto nuk janë kërkesa të një partie apo të një individi. Janë kërkesa të qytetarit shqiptar.

Jo fjalë, por rezultate konkrete
Në më pak se një vit, Fetai ka:

Aktivizuar procesin për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë
✅ Hartuar Ligjin për Përfaqësim të Barabartë në administratë, që do të hyjë në procedurë parlamentare brenda dhjetë ditëve

Këto janë fakte, jo fjalë boshe.
Janë veprime që prekën jetën reale të qytetarëve. Dhe për herë të parë, një zëvendëskryeministër shqiptar po e udhëheq betejën kundër sistemit jo për show, por për rezultate.

Fetai nuk ka ardhur në këtë pozitë përmes marrëveshjeve të fshehta. Ai është pjesë e listës së koalicionit VLEN, të votuar nga qytetarët që kërkuan ndryshim.

Të thuash sot se “nuk është zgjedhur me votë”, është thjesht manipulim.
Në këtë sistem, qytetarët e mbështetën listën pikërisht që njerëz si Fetai ta shndërrojnë votën në reforma. Dhe ai po e bën këtë.

Po, Fetai ka ndryshuar parti. Por nuk ka ndryshuar linjë politike.
Që nga Vetëvendosje, në Aleancën për Shqiptarët, e tani në VLEN, qëndrimi i tij ka qenë i njëjtë:
Korrupsioni nuk luftohet me BDI-në, dhe as duke qëndruar anash.

Kritika ndaj BDI-së nuk është moral selektiv, është kauzë e vazhdueshme për transparencë dhe drejtësi.
Nëse hyrja në qeveri është kushti për të ndalur korrupsionin e një gjenerate të tërë politike, atëherë kjo nuk është “lëvizje” , është qëndrim.

Fetai nuk hesht për të ruajtur karrierë,ai flet kur të tjerët ikin
Ai nuk bën kompromis për të qenë i pranueshëm. Nuk hesht për të ruajtur karrigen.
Arben Fetai është nga ata që flasin kur të tjerët heshtin, përballen kur të tjerët tërhiqen, dhe marrin përgjegjësi kur të tjerët bëjnë llogari personale.

Këtë sistem nuk e kanë frikësuar as opozita false, as analistët e regjisur.
Por e tremb një njeri që guxon të hyjë në “fole e gjarprit”, me mjetet e ligjit dhe të shtetit.

Prandaj sulmohet.
Prandaj përgojohet.

Sepse Fetai nuk është problemi i sistemit.
Ai është sfida më serioze që ky sistem ka pasur ndonjëherë./fol.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments