Shkencëtarët e dinin tashmë nga tekstet e tyre se egjiptianët e lashtë ishin jashtëzakonisht të aftë me mjekësinë dhe mund të trajtonin sëmundjet, lëndimet traumatike, të ndërtonin proteza dhe të vendosnin mbushje dentare.
Por një ekip ndërkombëtar studiuesish studiuan dy kafka njerëzore, secila mijëra vjeçare dhe gjetën prova “të jashtëzakonshme” të përpjekjeve për të trajtuar kancerin.
Autori kryesor i studimit, profesor Edgard Camaros, një paleopatolog në Universitetin e Santiago de Compostela, tha se zbulimi është dëshmi unike se si mjekësia e lashtë egjiptiane do të ishte përpjekur të merrej me ose të eksploronte kancerin më shumë se 4000 vjet më parë.
“Kjo është një perspektivë e re e jashtëzakonshme në të kuptuarit tonë të historisë së mjekësisë.”
Tatiana Tondini, një studiuese pranë Universitetit Tubingen dhe autorja e parë e studimit të botuar në Frontiers in Medicine, tha se ndonëse egjiptianët e lashtë ishin në gjendje të përballeshin me fraktura komplekse të kafkës, kanceri ishte ende një kufi i njohurive mjekësore.
“Ne donim të mësonim për rolin e kancerit në të kaluarën, sa e përhapur ishte kjo sëmundje në antikitet dhe se si shoqëritë e lashta ndërvepruan me këtë patologji.
Studiuesit ekzaminuan dy kafka të mbajtura në Koleksionin Duckworth të Universitetit të Kembrigjit, njëra e datuar midis 2687 dhe 2345 para Krishtit që i përkiste një burri të moshës midis 30 dhe 35-vjeç dhe tjetra midis 663 dhe 343 para Krishtit një gruaje më të vjetër se 50-vjeç.
Në kafkën e mashkullit, vëzhgimi mikroskopik tregoi një lezion të përmasave të mëdha në përputhje me shkatërrimin e tepërt të indeve dhe rreth 30 lezione me metastaza.
Por Tondini tha se studiuesit ishin të habitur kur zbuluan shenja të prera rreth atyre lezioneve, të cilat me gjasë ishin bërë me një objekt të mprehtë si një instrument metalik.
“Kur vëzhguam për herë të parë shenjat e prera nën mikroskop, nuk mund ta besonim atë që ishte para nesh”, tha ajo.
Kjo mund të tregojë se megjithëse stilet moderne të jetesës, njerëzit që jetojnë më gjatë dhe substancat që shkaktojnë kancer në mjedis janë të gjitha të lidhura me një rrezik në rritje të kancerit, kanceri ishte gjithashtu i zakonshëm mijëra vjet më parë.
Shkencëtarët paralajmëruan se studimi i mbetjeve skeletore përfshin disa sfida që i bëjnë të vështira deklaratat përfundimtare, veçanërisht pasi mbetjet shpesh janë të paplota dhe nuk ka histori klinike të njohur.
“Ky studim kontribuon në një ndryshim të perspektivës dhe vendos një bazë inkurajuese për kërkimet e ardhshme në fushën e paleo-onkologjisë, por do të nevojiten më shumë studime për të zbuluar se si shoqëritë e lashta trajtonin kancerin,” tha Camaros.