Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti po e mendon seriozisht dhe është pranë vendimit për t’u tërhequr nga politika.
Burime brenda BDI-së bëjnë të ditur se ai këtë vendim tashmë ia ka kumtuar disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, ndërsa është konsultuar edhe me partnerë nga Shqipëria dhe Kosova.
Këtë vendim pritet ta bëjë publik pas rrethit të dytë të zgjedhjeve, në mënyrë që mos t’i dëmtojë kandidatët e AKI-së të cilët garojnë në balotazh.
Ahmeti nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, as në media as në rrjetet sociale pas zgjedhjeve të 19 tetorit, në të cilat AKI-ja fitoi vetëm Likovën dhe Pllasnicën. Në Pllasnicë VLEN-i nuk garoi me kandidat.