Sipas burimeve jozyrtare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), personi i dyshuar për tentativën e vrasjes së bartësit të listës së AKI-së në Likovë, Z. Sh., është L. F. nga Gostivari, i cili aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Z. Sh. kishte raportuar më herët për kërcënime nga i dyshuari, disa ditë para incidentit. Paraprakisht dyshohet se motivet e ngjarjes mund të lidhen me çështje personale dhe konflikte të natyrës morale.
Në qendër të konfliktit, sipas burimeve, përmendet edhe ish-bashkëshortja e Z. Sh., A. Sh. nga Tetova, e cila dyshohet të ketë pasur lidhje me të dyshuarin L. F.
Autoritetet kompetente janë duke hetuar rrethanat e plota të rastit, ndërsa motivet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përfundimit të hetimeve. MPB ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.