Gjykata Themelore e Kërçovës sot la të lirë dhe hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj Sheqerim Ahmedit, i njohur si El Cheka nga fshati Tuhin i Kërçovës, i njohur për publikimin e materialeve të përgjimeve që ndërlidhen me emra të funksionarëve të lartë të BDI-së, përcjell INA.

El Cheka që jeton në SHBA kohë më parë për publikimin e përgjimeve u dënua në mungesë 1 vit e gjysëm burg, por pas ankimimit të vendimit nga avokati i tij lënda u rikthye për rigjykim dhe në seancën e sotme ai u shpall i pafajshëm.

Lajmin për fitoren e gjyqit e ka bër të ditur vetë El Cheka.

“Sot më 02.12.2024 të gjitha akuzat e ngritura kundër meje nga ish regjimi i BDI-së ran në koshin e plehërave.

Një faliminderim të veçant avokatit tim mbrojtës z.Besnik Asani dhe disa funksinoarve të VLEN-it”, nënvizoi El Cheka.

Vendimi për të lënë të lirë u bazua në rekomandimet e Komisionit të Venecias, që lejohet publikimi i bisedave që janë në interes publik. Qeverisja e kaluar BDI dhe LSDM në disa raste kishin insistuar në ekstradimin e El Chekës nga SHBA-të.(INA)