8 C
Tetovo
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniElezi: Riformatimi më i gjerë i qeverisë, në tremujorin e parë të...

Elezi: Riformatimi më i gjerë i qeverisë, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm

Lidhur me rikonstruimin e qeverisë, sekretari i përgjithshëm i Alternativës dhe një nga eksponentët e VLEN, Amir Elezi në “Dialog të Lajmi” tha se disa zhvendosje brenda kabinetit qeveritar tashmë janë të imponuara.

“Kjo shkaku i asaj që ministri i Ekologjisë dhe zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti është kryetar i Çairit dhe ky vend duhet të plotësohet, sa i takon VLEN. Bekim Sali pritet të jetë zv/kryeministër i parë dhe këto dy ndryshime janë më imediate dhe duhet të kryhen në afat sa më të shkurtë kohor. Ndërsa riformatimin më të gjerë që e paralajmëron kryeministri duhet të jetë në tremujorin parë të vitit të ardhshëm, a do jetë janari, shkurti apo të pritet deri në mars, duhet të jetë reflektim i punës së realizuar”, tha Elezi.

Në gjykimin tim dhe të VLEN, shton Elezi, rifreskimi është një proces që i ndihmon demokracisë dhe performancës së qeverisë.

VLEN tashmë konceptohet si një subjekt politik

Sa i përket shkrirjes në një parti, Elezi është i prerë se mënyra e funksionimin të VLEN në këto zgjedhje lokale, ka qenë e mrekullueshme, si një ekip madje që ka dhënë maksimumin.

“VLEN tashmë konceptohet si një subjekt politik dhe është çështje administrative dhe juridike se kur do të ndodhë edhe shkrija e partive në një subjekt politik”, ka thënë mes tjerash Elezi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments