8 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Janar, 2026
BallinaLajmeElezi: VLEN i garantoi Taravarit 4 deri 5 komuna, me BDI-në ngeli...

Elezi: VLEN i garantoi Taravarit 4 deri 5 komuna, me BDI-në ngeli me vetëm 2 komuna

Përfaqësuesi nga radhët e VLEN-it, Amir Elezi në një intervistë në “Dialog te lajmi” ka pyetur Arben Taravarin lidhur me listat e hapura që u bën shkak, që ai të largohet nga koalicioni VLEN dhe të lidh bashkëpunim me BDI-në e Ahmetit.

Sipas Elezit, Taravari brenda VLEN-it i ka pasur të garantuara 4 deri në 5 komuna, ndërkaq që në bashkëpunim me BDI-në mbeti me vetëm 2 komuna.

“Duhet ta dinë të gjithë se brenda VLEN diskutohej dhe ishin të garantuara 4 deri në 5 komuna për ASH-në e z. Taravari. Preteksti pse ai u largua nga koalicioni ynë kanë qenë listat e hapura të cilat nuk arriti t’i realizojë në dialog me z. Ahmeti dhe në fund mbeti vetëm me dy komuna. Prandaj pyes, ku mbetën listat e hapura që u bënë shkak që z. Taravari të largohet nga koalicioni VLEN dhe sa komuna fitoi ai në këto zgjedhje lokale me kandidatët e vet”, ka pyetur sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Amir Elezi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments