8 C
Tetovo
E premte, 16 Maj, 2025
BallinaLajmeEmiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA...

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, ka thënë të enjten se vendi i tij do të investojë rreth 1.4 trilionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë dhjetë vjetëve të ardhshme, si pjesë e marrëdhënieve sipas tij, të shkëlqyeshme midis dy vendeve që nga rikthimi në pushtet i presidentit amerikan, Donald Trump.

Njoftimi u bë gjatë takimit të presidentit Trump, me Bin Zayed në Pallatin Al-Watan në Abu Dhabi, transmeton AP.

Trumpi mbërriti të enjten në Emiratet e Bashkuara Arabe në kuadër të udhëtimit të tij të parë jashtë vendit.

Aeroplani presidencial “Air Force One” u shoqërua nga avionë luftarakë në hapësirën ajrore të vendit, njësoj siç ndodhi në ndalesat e tij në Arabinë Saudite dhe Katar.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Trumpi vizitoi xhaminë Sheikh Zayed — një nga xhamitë më të mëdha në botë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments