Dy emra të rinj pritet bëhen pjesë e Qeverisë. Driton Sulejmani dhe Admir Shabani janë propozuar për postin e zëvendësministrave, vende të rezervuara për koalicionin VLEN, por që kishim mbetur të zbrazëta pas daljes së ASH-Taravari nga Qeveria dhe dorëheqjes së Lulëzim Aliut. Zëdhënësi i VLEN, Driton Sulejmani pritet jetë zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, ndërsa ish-zëdhënës i KSHZ-së Admir Shabani, pritet të bëhet zëvendësministër i mbrojtjes. Të dy konfirmuan për TV21 se emrat e tyre Qeveria i ka propozuar për zëvendësministra dhe pritet që të votohen të mërkurën.

