Kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve, të cilët u hodhën në lumin Buna të Shkodrës, janë shtrirë edhe në Mal të Zi.

Kërkimet janë shtrirë që dje edhe në Mal të Zi, në përpjekje për të gjetur trupin e Alma Arrazit me dy fëmijët, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.

Nëna me fëmijët u hodhën nga ura e Bunës në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi Erdgys Arrazi.

Mësohet se ka pasur edhe një komunikim mes ministrit shqiptar të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut të tij në Mal të Zi për të ndihmuar në kërkime në afërsi të derdhjes se lumit Buna në detin Adriatik. Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare.