8 C
Tetovo
E hënë, 21 Korrik, 2025
BallinaRubrika satirike - Flokë e PolitikëEpisodi i 4: “KAKI në Çair – koalicioni që bëri bujë...

Episodi i 4: “KAKI në Çair – koalicioni që bëri bujë vetëm me emër”

Episodi i 4

Skena 1: Rruga Tetovë–Shkup
Brenda në Golf-in e Xhaferit

(Pamja hapet me Daja Ilmin që po ulet në sediljen e pasme të një Golfi të vjetër, që mezi ndizet. Xhaferi, me mustaqet e tij karakteristike dhe shallin e leshtë që ia ka bërë gruaja, rrotullon çelësin.)

Daja Ilmi: He burrë, po s’ka më vend për makina moderne, kjo Golfi yt ka pa më shumë histori se krejt deputetët bashkë!

Xhaferi: Kjo e ka çu doktorin n’shkollë, e e ka kthy pa nderë në komunë. E more Dajë, ky doktori jonë n’Gostivar, e rrasi komunën në borxh e vet ka shku n’Ministri po edhe prej atje ja dhanë shqelmin. Me thanë drejtën, koka mbet si do tesha pa shpëlarë!

Daja Ilmi: Hajt, hajt se në Tetovë bile po shohim dritë. Qysh po thojnë “Billy asfalt, Billy dritë, Billy shpëtimtar i rrugëve të muhalles!”

Skena 2:Saraj – Shkupi i Vjetër

Takimi i rastësishëm

(Në një kafene tradicionale buzë Vardarit, Daja Ilmi ka ndalë për të pritur shokun nga mërgimi. Por, për habinë e tij, sheh një fytyrë të njohur në një tavolinë tjetër: Drini, gazetari nga Struga, bashkë me një vajzë me sy të mprehtë dhe pamje rebele – Lea Krasniqin.)

Daja Ilmi (me habi): Po ç’bohet kështu?! Kafja po na bashkon krejt karvanin e “Flokë e Politikës”!

Lea (me buzëqeshje ironike)
Ah, Dajë, mirë se erdhe n’Saraj! Po na shoh si fshehtë? Unë jam Lea, shoqja e Drinit… Edhe shoqe me Izetin, nëse kuptoni çka dua me thanë!

Drini (i hutuar)
Dajë, kjo është Lea, një… aktiviste e vërtetë, shumë e përkushtuar për “çlirimin urban” të Çairit nga “Pacientët”.

Skena 3: Saraj
Shankisti hyn në skenë

(Në kafe vjen Shankisti, me një USB që i del nga xhepi. Afrohet si pa të keq.)
Shankisti:
E more Dajë, unë tash jam në shërbim t’publikut këndej n’Saraj. Pashë që u bo një mbledhje interesante këtu… Edhe, sa për info, anketat i kam unë. Vetëm unë dhe Ramiu i Tetova Nesër!

Lea: Eeeh, çka janë ato anketat tuaja more Shankist? Ato janë veç për Ramiun dhe Bufin e tij. E di ti, që vetëm sot thanë se shqiptarët s’punësohen e ama krejt është rrenë.

Drini:
Çka s’dëgjon n’këto kafe more burrë…

Skena 4: Debate në kafene ,

Pacienti dhe propaganda e BDI

Lea: Edhe ky “Pacienti”, që priti Lavrovin n’Shkup, po mendon me dal kandidat. Po qysh me i besu një burri që heshti kur erdhi Ministri i Rusisë?

Daja Ilmi: Po atë ia la amanet Babagjyshi i Zajazit, se e ka pa që Grubit i mori kuferat pa kundërshtim. A u kujtove kur ia dorëzoi me gjithë kokërr?

Shankisti: Kujdes, se sot kanë dalë me një tjetër “skandal”. 155 motra medicinale u diskriminuan, e ndërkohë ministri tha se sot nënshkruan kontratat. Tash, a janë motra a janë fletushka?!

Skena 5: Futet Postierimilitanti i BDI

(Postieri, me cantën e BDI-së, futet në kafe me një bllok të madh fletushkash.)

Postieri:
Kujdes, vëllazni! Këto janë të rejat e fundit nga “fronti i integrimit”! Propaganda jonë sot është freskuar, 5 dezinformata të reja, dhe një fjalim motivues i Grubit mbi “shqiptarinë diplomatike”.

Lea (duke qeshur): A thu s’po çojnë kurrë postë tjetër përveç mashtrimeve? Po kur i pashë ato flamujt me shqiponjë, m’u dukën si logo të firmave fantome!

Pas zhurmës së anketave dhe debatit mbi motrat medicinale, postieri (militanti i BDI-së), me një qese të madhe plot fletushka, fillon të shpërndajë disa letra propagandistike tek tavolina ku ndodhen Daja Ilmi, Xhaferi, Drini, Lea dhe Shankisti.)

Postieri: Ja ku e keni! Platforma e re e koalicionit tonë – më e fuqishme se kurrë! Me urdhër të Babagjyshit të Zajazit, u firmos emri i lavdisë:
“Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim”!

Xhaferi (duke i ngrysur vetullat): Po prit more burrë… a s’është ky veç BDI me tjerë, a po na merrni për budallenj? Me emra të gjatë i ndërroni fjalët, po jo realitetin!

Lea (me ironi therëse dhe vetullat lart): Auuu, shiko sa bukur tingëllon –
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim… Shkurt: K-A-K-I!

(Të gjithë heshtin për një sekondë, pastaj shpërthejnë në gaz, përveç Postierit që përpiqet ta kuptojë ku është problemi.)

Lea (me qesëndi): Po po, KAKI! Na falni për shprehjen, por edhe hajde emër simbolik! Krejt siç është gjendja e tyre në terren, e shtrydhur, e pakuptimtë, dhe shumë… kaki!

Shankisti: Qysh bre u gëzova që paska mbetur dikush më keq se redaksia e Tetova Nesër. Bravo Lea, të mbajta mend këtë për meme.

Daja Ilmi: E more vlla, këta menduan që me “kombi”, “integrim” dhe “babagjysh” i mashtronin popullin, po nuk e ditën që rinia e ka radarin më të fortë se çdo propagandë me logo shqiponje.

Postieri (i skuqur): Kjo është fyerje për procesin zgjedhor, për kontributin e strukturave, për… për…

Lea (duke e prerë): Për KAKI-n e koalicionit, deshe me thanë? Hajde, s’ka problem, edhe ajo është pjesë e biodiversitetit politik në Maqedoninë e Veriut!

Skena 6: Mbyllja dhe paralajmërimi për episodin final

(Xhaferi vjen prapë me Golfin e tij që e ka parkuar afër Vardarit. I bie telefoni.)

Xhaferi: Alo… Aha, prej Struge… Epo Drini, mbaroi pushimi, Struga po nxehet. Po përmendet emri i  Destanit të Strugës si kandidat, e tanë kombin po ua prish planet, jo vetëm Babagjyshit po edhe “shqiponjës me flokë të gjatë”!

Narratori (zëri i mbylljes): Në episodin e ardhshëm, “Flokë e Politikë” do zbresë në Strugë. A do e përmbysë Struga peshoren politike të Tetorit? A do triumfojë “dashuria ilegale” mes gazetarit dhe aktivistes? A do përfundojë Shoku i pacientit me kufera në duar apo në krahët e opozitës?

Qëndroni me ne! #FlokëEPolitikë – Episodi i ardhshëm: Destani, Dashuria dhe Demokracia e Strugës!

Ky serial është vepër satirike. Ngjarjet dhe personazhet janë produkt i imagjinatës dhe humorit popullor. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është tërësisht rastësore… ose thjesht e paqëllimshme!

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments