8 C
Tetovo
E premte, 30 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniEtemi: Dështim total i gjyqësorit: Refuzohet dëshmia e ekspertes gjermane për tragjedinë...

Etemi: Dështim total i gjyqësorit: Refuzohet dëshmia e ekspertes gjermane për tragjedinë në Tetovë

Tragjedia e Spitalit Modular në Tetovë nuk ishte thjesht një aksident, por një plagë e hapur për drejtësinë dhe ndërgjegjen e shoqërisë. Zbardhja e plotë e këtij rasti kërkonte transparencë maksimale, profesionalizëm të pakompromis dhe respekt ndaj fakteve, pavarësisht se nga vijnë ato.

Përderisa zbardhja e plotë e tragjedisë në Spitalin Modular të Tetovës kërkonte ekspertizën më të lartë profesionale, gjykatat tona zgjodhën injorimin e fakteve ndërkombëtare. Megjithëse në hetim u angazhua një institut prestigjioz nga Gjermania, Gjykatat (Themelorja në Tetovë dhe Apeli në Gostivar) morën vendimin skandaloz për të REFUZUAR dëgjimin e ekspertes gjermane. Nuk mund të kemi drejtësi të mirëfilltë derisa injorohet një ekspertizë e kryer nga ekspertë gjermanë.

Tashmë edhe opinioni publik e di se kush duhet të mbajë përgjegjësi për Spitalin Modular, por të njëjtët gjykatës që lirojnë nga vepra të dëshmuara persona me dosje të rënda vazhdojnë të mbrojnë mosndëshkimin. Ky sistem gjyqësor ka humbur lidhjen me realitetin dhe ka dështuar në misionin e tij themelor: dhënien e drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments