Skuadra e Fakultetit juridik e UEJL-së e përbërë nga studentet ekselente Stefani Stojchevska, Argona Kuçi dhe Flutura Xhemaili nën udhëheqjen e Prof. Dr. Vedije Ratkoceri dhe mbështetje të Prof. Dr Adnan Jashari njëherit edhe dekan i Fakultetit juridik, ishin pjesëmarrës në garat ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2024” të mbajtura në Nuremberg të Gjermanisë më 24-27 korrik 2024.
Në këtë garë prestigjioze morën pjesë rreth 200 universitete nga e gjithë bota prej të cilave vetëm 40 prej tyre u kualifikuan në fazën verbale, ndër të cilat edhe skuadra e UEJL-së.
Pas dy raundeve të suksesshme ku skuadra u ballafaqua me universitetet nga Nebraska SHBA dhe Teherani – Iran me sukses arriti të kalojë në fazën e tretë të garës përkatësisht u kualifikua në top 16 universitetet që vazhduan garën.
“Nuremberg Moot Court” janë gara tradicionale të organizuara në Nuremberg, e të mbajtura në Pallatin e drejtësisë – Gjykatoren historike 600 ku janë zhvilluar gjykimet e nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore në Tribunalin e Nurembergut.

Në këto gara skuadrat pjesëmarrëse përgatisin rastin e simuluar të krimit ndërkombëtar para Gjykatës Penale Ndëkombëtare dhe përfaqësojnë prokurorinë dhe/apo mbrojtjen para jurisë profesionale të përbërë kryesisht nga gjykatës dhe prokurorë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe Tribunaleve ndërkombëtare.
Kjo arritje, kualifikimi në top 16 universitetet më të mira në botë dëshmon për cilësinë dhe përkushtimin që Fakulteti juridik i UEJL-së ka ndaj përgatitjes së studentëve për tu ballafaquar në sfida garuese edhe të këtij kalibri.