8 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFatlum Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët...

Fatlum Jusufi: Fillon Programi online i mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët që jetojnë në mërgatë

Ka filluar Programi online për mësimin e gjuhës shqipe dedikuar për fëmijët që jetojnë jashtë atdheut. Qëllimi i këtij program, siç bën të ditur zëvendësdrejtori i Agjencisë së mërgatës, Fatlum Jusufi është ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës amtare, si dhe forcimi i lidhjes së fëmijëve me kulturën dhe identitetin kombëtar.

Mësimi është i përshtatshëm për të gjitha nivelet: nga fillestarët që nuk e njohin gjuhën shqipe, deri te nxënësit e avancuar që dëshirojnë të përmirësojnë shkrimin dhe ligjërimin e tyre.

Objektivat e programit janë; Përvetësimi i alfabetit shqip dhe leximi i saktë; pasurimi i fjalorit dhe zhvillimi i komunikimit të përditshëm; njohja me historinë, gjeografinë dhe traditat shqiptare.

“Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje shoqatave dhe organizatave të mërgimtarëve për bashkëpunim. Jemi të hapur për koordinim, promovim të përbashkët dhe organizim të aktiviteteve që ndihmojnë në përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në këtë program arsimor. Bashkëpunimi juaj është i mirëpritur dhe i çmuar për ruajtjen dhe forcimin e gjuhës shqipe në diasporë”, ka thënë Jusufi.

Programi është i hapur për fëmijët e moshës 6 deri në 15 vjeç. Mësimi do të zhvillohet çdo javë, me nga 2 orë mësimore, përmes platformës Zoom / Google Meet. Linku për ndjekjen e mësimit është i njëjti gjatë gjithë kohës: https://meet.google.com/qkh-rmaz-xej
Për regjistrim të interesuarit mund të paraqiten edhe në emailin: [email protected].

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments