Kërçova sot është e tronditur dhe e ofenduar.
Pas sjelljeve të pahijshme dhe deklaratave fyese ndaj heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryetari aktual dhe njëherit kandidati për rizgjedhje, Fatmir Dehari, ka humbur çdo të drejtë morale për të qëndruar në krye të qytetit.
Ja se çfar shkruan një qytetarë:
“Me sharjen dhe ofendimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut, kryetari aktual njëherit edhe kandidat për kryetar të Kërçovës urgjentisht duhet të deponoj dorëheqjen nga pozita e kryetarit aktual dhe dorëheqja nga kandidimi për kryetar.
Uskana ju është besuar si ushtar i UÇK-së për mbrojtjen e vlerave kombëtare, familjare e njerëzore, por jo edhe për sharje dhe ofendime të heroit tonë kombëtar dhe keqpërdorim të grave, nënave dhe motrave tona.”
Këto fjalë janë zëri i ndershëm i qytetarëve të Kërçovës. Zëri i atyre që nuk pranojnë që një njeri i zhytur në amoralitet, fyerje dhe turp publik të vazhdojë të përfaqësojë qytetin e tyre.
Asnjë deklaratë politike, asnjë “laborator” e asnjë propagandë nuk mund ta mbulojë këtë ndyrësi.
Fatmir Dehari duhet të dorëhiqet menjëherë!
Për nder të qytetit që e tradhtoi, për respekt ndaj vlerave kombëtare që i fyeu, dhe për përgjegjësi minimale ndaj pozitës që e keqpërdori.
Kërçova meriton më shumë se kaq.
Meriton dinjitet, moral dhe udhëheqje që nuk turpëron por nderon.
🟥 FATMIR DORËHIQU!