Pas publikimit të përgjimeve që tronditën opinionin publik, në të cilat dëgjohet zëri i kandidatit për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, ku ai përdor gjuhë fyese e poshtëruese ndaj heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndaj grave shqiptare dhe ndaj vetë qytetarëve të tij, reagimi i tij vetëm sa shton neverinë e publikut.
Në vend që të kërkojë falje publike dhe të japë dorëheqje të menjëhershme, Dehari mundohet të paraqitet si viktimë politike, duke e quajtur gjithë skandalin “të montuar” dhe “të fabrikuar”.
Por qytetarët e Kërçovës nuk i besojnë më asnjë fjalë. Ata e kanë dëgjuar qartë zërin në përgjime dhe tashmë e kanë dhënë gjykimin e tyre publik.
Në rrjetet sociale, dhjetëra e dhjetëra qytetarë reagojnë me zemërim, duke e masakruar Deharin me fjalët më të ashpra dhe duke kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga posti.
Reagimet janë të qarta, të drejtpërdrejta dhe plot mllef qytetar:
🗣️ “Kryetar që shan heroin kombëtar nuk mund të përfaqësojë shqiptarët!”
🗣️ “Uskana s’të ka zgjedhur për të ofenduar, por për të nderuar!”
🗣️ “Dorëhiqu, ke turpëruar Kërçovën!”
Qytetarët nuk i hanë më justifikimet boshe për “fushata të montuara”.
Kjo nuk është lojë politike, është çështje morali, nderi dhe dinjiteti kombëtar.
Në vend që të përballet me përgjegjësi, Dehari fshihet pas retorikës së zakonshme për “shpifje” e “komplot”, ndërkohë që populli kërkon një akt të vetëm burrëror: dorëheqje dhe kërkim faljeje.