8 C
Tetovo
E hënë, 2 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFatmir Izairi “godet” BDI-në: Zgjedh MOS të jem më pjesë e kësaj...

Fatmir Izairi “godet” BDI-në: Zgjedh MOS të jem më pjesë e kësaj garniture!

Ish kryetari i Zhelinës nga radhët e BDI dhe njëri nga personat me influencë në zonën 6, Fatmir Izairi ka kritikuar ndryshimet e fundit në BDI ku Arjanit Hoxha u emërua nënkryetar i kësaj partie.

Duke parashtruar dilemën “të jesh apo të mos jesh”- ai zgjedh siç thotë, “të mos jetë më tutje pjesë e kësaj garniture”, pas këtyre ndryshimeve.

Personalisht këtë qëndrim, ai thotë se e ka shprehur edhe në takimin para disa ditëve, se nuk është më luksi për t’ia imponuar popullit personat që nuk i do.

“Tani në fund u arrit edhe kulmi! Në pozita udhëheqëse i kemi ata që nën ombrellën e një partie politike na përbaltën, na shanë në mënyrën më denigruese, dolën nga atje e u bënë pjesë e partive të tjera politike. Madje, formuan edhe parti të veten. Në fund kur humbën gjithçka, stacioni i fundit mbetet BDI-ja, e cila jo që i rehabiliton, por i gradon me poste dhe të njëjtët tani na udhëheqin neve!”, shkruan Izairi.

Mbase, siç thotë ai, kjo mungesë e mendimit racional, burimin e ka “ose” te mungesa e ndryshimeve, “ose” te ndryshimet që ndodhën në strukturën e ekzekutivit të BDI-së, ku disa prej njerëzve që flasin pa gjykuar drejtë, janë edhe pjesë e vetë kësaj partie prej kohësh, edhe në poste të mira drejtuese.(Pjesë nga 2016)”.

Siç shprehet Izairi, nuk është e lehtë për një organizëm të pranojë trupa të huaj, por sidoqoftë shton ai, “për hirë të qëllimeve më të mëdha u rrit toleranca e rezistencës”.

“Është normale që largimi i një individi nuk është domethënës për ta dëmtuar BDI-në, por ka një kohë të konsiderueshme që BDI-në nuk e identifikon në trungun e saj dhe përveç kryetarit dhe ca të tjerë përreth e kanë uzurpuar persona të partive tjera, herë të Frontit Evropian, e herë të AKI-së, ku edhe pse me zemër të thyer qëndruam besnik ndaj vendimit të kryetarit dhe e përkrahëm. Duke iu referuar pyetjes, të jesh apo të mos jesh, unë zgjedh MOS të jem më tutje pjesë e kësaj garniture!”, shkruan mes tjerash Izairi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments