8 C
Tetovo
E premte, 23 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFazliu: Shërbimet e Librave Amë tani mund të kryhen online

Fazliu: Shërbimet e Librave Amë tani mund të kryhen online

Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se një pjesë e shërbimeve më të kërkuara të Librave Amë tani mund të kryhen online, duke shmangur pritjet dhe radhët në sportele. “Një ndryshim që prek përditshmërinë e secilit qytetar. Qytetarët nuk duhet të humbin kohë për dokumente bazë”, ka theksuar Fazliu.

Përmes portalit uslugi.gov.mk, qytetarët mund të marrin lehtësisht dokumente si: Certifikata e lindjes, Certifikata e martesës, Certifikata e vdekjes, Vërtetim për gjendje martesore të lirë.

Drejtori Fazliu nënvizon se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një administrate më funksionale, më afër qytetarëve, ku stresi dhe humbja e kohës janë minimale, ndërsa efikasiteti maksimal.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments