8 C
Tetovo
E martë, 4 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFazliu: Zhelina e Sejdiut dhe Tetova e Kasamit, dëshmi e gjallë e...

Fazliu: Zhelina e Sejdiut dhe Tetova e Kasamit, dëshmi e gjallë e punës

Në tubimin e VLEN-it në Zhelinë, Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria tha se Zhelina do të jetë lajmëtari i parë i fitores në këto zgjedhje. Ai tha se ata që dikur mburreshin me raportet e mira me Amerikën, sot janë në listat e zeza të saj.
“Na premtuan integrimin në Bashkimin Evropian, por na sollën Open Ballkanin, botën serbe dhe Serbinë. Ikën prej shqiptarëve e bënë jarani me Mijallkovin, Gruevskin, Vuçiqin e Lavrovin. Sot, kur u dalin në shesh edhe allashverishet tjera, vijnë këtu e ofendojnë shqiptarët me fjalor të ulët por e kanë kot”, tha Fazliu.
Ai shtoi se VLEN-i tashmë e ka dëshmuar se mund të punohet mirë, si në pushtetin qendror, ashtu edhe në atë lokal.
“Zhelina e Blerim Sejdiut dhe Tetova e Bilall Kasamit janë dëshmi mund të punohet mirë”, shtoi Fazliu.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments