8 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFermerët marrin shpërblimin që meritojnë, Hoxha njofton pagesën prej 99.7 milionë...

Fermerët marrin shpërblimin që meritojnë, Hoxha njofton pagesën prej 99.7 milionë denarësh

Ministria e Bujqësisë ka realizuar sot pagesën e 99.7 milionë denarëve, si pjesë e mbështetjes direkte për prodhuesit e mollëve në vend. Nga kjo skemë kanë përfituar 1.865 fermerë, të cilët kanë dorëzuar prodhimin e tyre në përputhje me Programin për mbështetje financiare për vitin 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, i cili theksoi se kjo mbështetje është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të forcuar sektorin bujqësor, për të stimuluar prodhimin vendor dhe për të siguruar që fermerët të shpërblehen për punën dhe angazhimin e tyre. “Sot janë paguar 99.7 milionë denarë për 1.865 fermerë, në kuadër të mbështetjes direkte për mollët e dorëzuara. Ky është vetëm një nga hapat konkretë që po ndërmarrim për të fuqizuar sektorin dhe për të garantuar që çdo fermer të ndjejë dorën e shtetit aty ku ka më shumë nevojë”, deklaroi zëvendësministri Hoxha.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments