Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistën e fundit në TV Koha, ka folur rreth ndarjes së Aleancës për Shqiptarët dhe shkëputjes së një krahu nga ASh-ja. Fetai ka deklaruar se është për keqardhje ajo që po ndodhë me ASh-në vazhdimisht.
“Ali Ahmeti po na i grabit kryetarët, se çfarë po ju bënë dhe cilin kod e ka gjetur, pa shkuar as viti sa kemi hyrë në qeveri, duke u bërë punë të mira, del nga qeveria dhe e saboton vetveten. I pari që e ka bërë këtë tani në sondazhe është nën një për qind, i dyti tani më është duke shkuar në zero për qind. Elektorati dhe struktura e ASH-së, siç e dinë historikisht nuk e ka pranuar asnjëherë bashkëpunimin me BDI-në”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Fetai.
Ai shtoi se aktivistët tanë dhe struktura e ASh-së, kanë bërë luftë politike me BDI-në, duke paguar shpeshherë edhe çmimin e qëndrimeve dhe bindjeve të tyre politike.