8 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: BDI-ja i la si nëpunës administrate, VLEN e zgjidh çështjen e...

Fetai: BDI-ja i la si nëpunës administrate, VLEN e zgjidh çështjen e inspektorëve komunalë

Nga 1 janari fillon implementimi i Ligjit të ri i Mbikëqyrjes Inspektuese, me të cilin zgjidhet statusi i dhjetëra inspektorëve tatimorë komunalë në Qytetin e Shkupit dhe komunat e Shkupit. Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, përmes një postimi në fejsbuk, tha se pushtetet e kaluara i lanë inspektorët tatimorë komunalë pa licenca dhe me status të nëpunësve administrativë.

“Me Ligjin e ri të Mbikëqyrjes Inspektuese, i cili u shpall në Gazetën Zyrtare dhe fillon të implementohet nga 1 janari, rregullojmë përfundimisht statusin e inspektorëve tatimorë komunalë në Qytetin e Shkupit dhe komunat e tjera të vendit, pas rekomandimit tim që kjo çështje të përfshihet në ligj.

Pushtetet e kaluara i lanë inspektorët tatimorë komunalë pa licencë inspektori dhe me status të nëpunësve administrativë.

Dalë ngadalë po rregullojmë çdo padrejtësi që na e lanë trashëgimi ata që nën maskën e shqiptarisë u pasuruan familjarisht, ndërsa shqiptarët i lanë me status të “referentit të ri” për 20 vjet” – shkruan Fetai

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments