Zv.kryeministri Arben Fetai, ka akuzuar BDI-në se për 20 vite nuk ka rregulluar statusin juridik të UÇK-së. Në një prononcim për gazetën LAJM, Fetai ka thënë BDI-ja në vend se të merrej me rregullimin e statusit të UÇK-së, e rregulloi çështjen e “branitellave” dhe ndihmoi financiarisht kriminelin e luftës, Johan Tarçullovski.
“BDI-së duhet t’ia rikujtojmë një gjë. Ata e kanë marrë pushtetin menjeherë pas luftës së 2001-shit, kanë pasur mundësi ta rregullojnë këtë çështje që në vitin e parë të pushtetit të tyre, në mandatin e parë në vitin 2002 dhe ta rregullojnë edhe statusin e veteranëve të UÇK-së. Nuk e kanë rregulluar këtë gjë. Çfarë kemi parë në vazhdimësi është se ata janë munduar ta rregullojnë çështjen e “branitellave”, e kanë rregulluar çështjen e Johan Tarçullovskit, I dënuar për krime lufte, për krime kundër njerëzimit në gjykatën e Hagës, duke I dhënë qindra mijëra euro shpërblim, për mbrojtjen e tij, për familjen e tij, në vend se të rregullojnë statusin e UÇK-së për të cilin janë zotuar dekada me radhë. Kjo përpjekje e fundit për future në rend dite ligjin I cili tenton të sigurojë mbrojtje për “branitellat” nuk kalon. E kemi ndal në Kuvend. Dua të theksoj se kjo përpjekje vjen nga ish-ministrja e Mbrotjes, pra nga ish pushteti, opozita e re, me përkrahje të BDI-së. Këto janë përpjekje të BDI-së për të tensionuar situatën, për të shkaktuar përplasje midis bashkësive në vendin tonë dhe kjo përpjekje nuk kalon”, tha Fetai për gazetën LAJM.