8 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: BDI në kohën e Gruevskit ishin skllevër

Fetai: BDI në kohën e Gruevskit ishin skllevër

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Telegrafi Maqedoni tha se e kupton dhe kujton pozitën e BDI-së gjatë kohës së Gruevskit ku sipaa Fetait ata ishin skllevër të Gruevskit dhe Mijallkovit.

“Ne e dimë dhe e kujtojmë që BDI në një kohë ishin skllevër të Gruevskit dhe Mijallkovit. Gjatë kohës sa BDI qeveriste me Gruevskin dhe Mijallkovin ndodhnin rrahjet e shqiptarëve, arrestimet, rastet e montuara, arrestimet e grave me mbulesë e kështu me radhë”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Fetai shtoi se BDI në vitin 2011 e dështoi procesin e regjistrimit qëllimshëm.

“Ata atë kohë e dështuan qëllimshëm procesin e regjistrimit, edhe pse ne e dimë përbërjen demografike të vendit tonë. Dështimin e regjistrimit e kishin mision dhe shkaktuan dëm të buxhetit prej tre milion eurosh”, përfundoi Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments