Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar sot pas deklaratave të fundit të Arben Taravrit, duke i quajtur përpjekje për ringjalljen e BDI.
“Me qetësi dhe dashuri. Sot, VLEN është shumë më i fortë se dje. Britmat e tyre nuk janë për shqiptarët, por për shpëtimin e BDI-së. Kot e kanë – kufomat politike nuk ringjallen. Plani i Artanit ka dështuar,” deklaroi Fetai në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.