Zëvendëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për RTK Speciake ka folur për Qeverisjen e RMV-së, nga ana e BDI-së. Fetai shtoi se ish-ministri i Jashtëm, Buajr Osmani, sa ishte ministër më shpesh ishte në Beograd sesa në Prishtinë. Siç tha Fetai, Bujar Osmani në shumë takohej me Daçiqin se me homologen e tij Donika Gërvalla.
“E mbani mend edhe planin tetë pikësh të Osmanit, i cili e propozoj pa u konsultuar me Qeverinë e Kosovës apo me zonjën Donika Gërvalla. Dhe me të drejtë ka pasur kritika nga ana e Kosovës”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se për këto lëshime, qytetarët e dënuan BDI-në me votë në ditën e zgjedhjeve.