8 C
Tetovo
E martë, 1 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Dërgimi i Ligjit për përfaqësim në Venedik ishte dakordësim i Taravarit...

Fetai: Dërgimi i Ligjit për përfaqësim në Venedik ishte dakordësim i Taravarit me Mickoskin

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Telegrafi Maqedoni tha se gjatë kohës sa përpilonin Ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat Arben Taravari ishte dakorduar me Mickoskin që ky Ligj para se të votohet në Kuvend të shkojë në Komisionin e Venedikut.

“Duhet ta dinë të gjithë që Arben Taravari është dakorduar që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shkojë në Komisionin e Venedikut para se të miratohet në Kuvend. Pra, ata që ishin dakorduar me këtë pjesë tani kritikojnë është e pakuptimtë”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Fetai shtoi se parimisht pajtohet që Ligji ta kalojë testin e mundshëm kushtetues që mos të hasin në probleme.

“Parimisht pajtohem që ky Ligj të shkojë në Komisionin e Venedikut që të tejkalojë barrierat e mundshme anti-kushtetuese. Kujtojë që, kam qenë pjesëmarrës nl hartimin e këtih Ligji shumë kohë më parë mirëpo Ziadin Sela nuk pati guxim që përmes Krenar Llogea ta fus në procedurë qeveritare e parlamentare”, përfundoi Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments