8 C
Tetovo
E premte, 25 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai dhe Kurti diskutojnë për zgjedhjet dhe bashkëpunimin strategjik mes shqiptarëve

Fetai dhe Kurti diskutojnë për zgjedhjet dhe bashkëpunimin strategjik mes shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar për një takim të rëndësishëm me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar sot në Prishtinë.

Delegacioni i VLEN, i përbërë nga Koordinatori i Grupit Parlamentar Bekim Qoku, si dhe përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, deputetja Mimoza Musa, Bashkim Bakiu dhe Yllka Nuredini, u prit nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe nga deputeti, Glauk Konjufca.

Në takim u diskutua mbi përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit, të cilat do të zhvillohen njëkohësisht si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit politik dhe ndërpartiak në rajon. “U pajtuam për të vendosur komunikim të rregullt dhe bashkërendim për të nxitur progresin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive dhe vendeve tona”, deklaroi Fetai pas takimit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments