8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai hap edicionin e 24-të të Festivalit të Teatrit Shqiptar në Dibër

Fetai hap edicionin e 24-të të Festivalit të Teatrit Shqiptar në Dibër

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka qenë i pranishëm sot në hapjen e edicionit të 24-të të Festivalit të Teatrit Shqiptar në Maqedoni, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Në një postim në Facebook , Fetai theksoi rëndësinë e këtij festivali, i cili prej 24 vitesh i jep jetë skenës dhe dramës shqipe. “Ky festival nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por një histori e gjatë që prej 24 vitesh i jep jetë skenës dhe dramës shqipe”, ka shkruar ai.

Zëvendëskryeministri shprehu mirënjohje të veçantë për drejtorin e festivalit, Ylber Nuredini, dhe stafin organizativ që, siç tha ai, “çdo vit e bëjnë realitet këtë aktivitet për më shumë se dy dekada”.

Fetai e cilësoi Festivalin e Teatrit Shqiptar si një urë që lidh brezat dhe forcon identitetin kulturor të shqiptarëve në Maqedoni. Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë artin dhe kulturën, duke veçuar rëndësinë që ky festival ka në jetën kulturore të vendit, krahas Festivalit të Çernodrinskit.

“Ju uroj suksese trupave teatrore që do të ngjiten në skenë gjatë këtyre tetë ditëve dhe mbarësi Festivalit”, përfundoi zëvendëskryeministri.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments