8 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Marrëveshja për tregti me SHBA-në hap mundësi të reja për bizneset...

Fetai: Marrëveshja për tregti me SHBA-në hap mundësi të reja për bizneset vendore

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar për dakordimin e deklaratës së përbashkët dhe kornizës për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. përcjell fol.mk

Sipas Fetait, ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe është dëshmi e një qeverisjeje të përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete.

Ai theksoi se marrëveshja pritet të sjellë më shumë mundësi për bizneset vendore, qasje më të madhe në tregun amerikan dhe përfitime të drejtpërdrejta për shtetin.

Postimi i plotë i Fetait:

“Sot shënojmë një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dakordimi i deklaratës së përbashkët dhe kornizës për Marrëveshjen për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar është dëshmi e qeverisjes së përgjegjshme, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve.

Kjo nënkupton më shumë mundësi për bizneset tona, qasje më të madhe në tregun amerikan dhe përfitime konkrete për shtetin.

Si Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, mbetem i përkushtuar që proceset ti udhëheqim me integritet, koordinim institucional dhe fokus të qartë në interesin publik”, ka shkruar Fetai. fol.mk/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments