8 C
Tetovo
E martë, 24 Qershor, 2025
BallinaLajmeFetai: Në vitin e parë të qeverisjes hodhëm themelet e shtetit të...

Fetai: Në vitin e parë të qeverisjes hodhëm themelet e shtetit të barabartë dhe ligjor

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka vlerësuar se gjatë vitit të parë të qeverisjes së koalicionit VLEN, vendi ka rikthyer rendin dhe ligjin, ndërsa është shënuar një numër rekord projektesh të financuara në komunat shqiptare. “Në vitin e parë të Qeverisë VLEN e rikthyem rendin dhe ligjin, financuam projekte rekord në komunat shqiptare, lehtësuam lëvizjen me Kosovën dhe realizuam ose filluam më shumë se 250 projekte”, ka deklaruar Fetai në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se qeveria do të vazhdojë me vrull edhe në tre vitet e ardhshme, me synim zbatimin e plotë të programit qeveritar dhe platformës së koalicionit VLEN. “Themelet e ndryshimit i hodhëm këtë vit të parë të qeverisjes. Tani fillon ndërtimi i një shteti ligjor, të fuqishëm e i barabartë për të gjithë”, nënvizoi Fetai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments