8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeFetai në Vrapçisht: VLEN mbështet Zulhajrat Demirin me politika të ndërtuara mbi...
- Advertisment -spot_img

Fetai në Vrapçisht: VLEN mbështet Zulhajrat Demirin me politika të ndërtuara mbi përgjegjësi dhe integritet, e jo mbi premtime boshe

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka vizituar sot shtabin e koalicionit VLEN në Vrapçisht, ku është takuar me Zulhajrat Demirin, kandidat i pavarur që mbështetet nga VLEN, pëcjell Fol

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Fetai ka bërë të ditur se gjatë vizitës ka shprehur mbështetjen e tij për Demirin, duke theksuar se beson në politika lokale të ndërtuara mbi përgjegjësi dhe integritet, e jo mbi premtime boshe.

“Mbështetja për Zulin është një zgjedhje e vetëdijshme, sepse Vrapçishti ecën përpara kur përfaqësohet nga njeriu që e njeh realitetin, merr vendime me ndërgjegje dhe jep llogari për çdo hap me transparencë të plotë”, ka shkruar Fetai në postimin e tij.

Ai ka shtuar se angazhimi për qeverisje të mirë dhe llogaridhënie është thelbësor për zhvillimin dhe përparimin e komunës së Vrapçishtit./Fol.mk/

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments