Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar sot nga Sllupçani se koalicioni VLEN është i bashkuar si një trup i vetëm për të mbështetur kandidatin për kryetar të Komunës së Likovës, profesor Nexhmedin Sadiku.
“Sot, si një trup i vetëm, zbarkuam në Sllupçanin legjendar për t’i dhënë mbështetje profesor Nexhmedin Sadikut, kryetarit të ardhshëm të Komunës së Likovës! Nexhën e njeh çdo familje, sikurse e njohin edhe Likovën për banorët e saj të ndershëm, punëtorë dhe atdhetarë”, ka shkruar Fetai.
Ai u shpreh i bindur se gjëja e parë që do të bëjë kandidati i VLEN-it është rikthimi i besimit te komuna dhe te qytetarët, ndërsa më pas do të dëshmojë se politika mund të bëhet me përgjegjësi dhe dashuri për vendin.
“Nexha me VLEN-in dhe Likova me Nexhën, kjo është garanca e fitores sonë të madhe!”, ka theksuar Fetai.