Zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, ka njoftuar se në seancën e djeshme të Qeverisë, me propozim të Kabinetit të tij është miratuar informacioni mbi nevojën e vendosjes së bazës së centralizuar të të dhënave të pronës së palujtshme shtetërore.
Fetai më tej thekson se me këtë hapet rruga për ndërrmarjen e masave dhe aktiviteteve për krijimin e një Regjistri mbi pronën e palujtshme të shtetit.
Më tej Fetai njofton se me realizimin e këtij objektivi, përmbushet një ndër rekomandimet e revizionit shtetëror dhe një ndër aktivitetet e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe se me këtë hap do të mundësohet:
evidencë e saktë dhe e përditësuar e pronës shtetërore, planifikim efektiv dhe shpërndarje më e mirë e resurseve, zvoglim i rrezikut të përdorimit të pautorizuar dhe keqpërdorimit të pronës shtetërore si dhe përmirësim i menaxhimit, efektivitet, efikasitet dhe transparencë në përdorimin e resurseve publike.
Njoftimi i plotë i zv.kryeministrit Fetai:
“Në seancën e djeshme të Qeverisë, me propozim të Kabinetit tim, u miratua Informacioni mbi nevojën e vendosjes së bazës së centralizuar të të dhënave të pronës së palujtshme shtetërore.
Me këtë hapet rruga për ndërrmarjen e masave dhe aktiviteteve për krijimin e një Regjistri mbi pronën e palujtshme të shtetit.
Me realizimin e këtij objektivi, përmbushim një ndër rekomandimet e revizionit shtetëror dhe një ndër aktivitetet e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
Me këtë hap do të mundësohet:
Evidencë e saktë dhe e përditësuar e pronës shtetërore
Planifikim efektiv dhe shpërndarje më e mirë e resurseve
Zvoglim i rrezikut të përdorimit të pautorizuar dhe keqpërdorimit të pronës shtetërore
Përmirësim i menaxhimit, efektivitet, efikasitet dhe transparencë në përdorimin e resurseve publike”, ka përfunduar Fetai.