8 C
Tetovo
E enjte, 27 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai për Xhelilin: Gostivari meriton udhëheqje që punon, jo që bllokon

Fetai për Xhelilin: Gostivari meriton udhëheqje që punon, jo që bllokon

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai ka uruar Fadil Xhelilin me rastin e marrjes së funksionit ushtrues detyre të kryetarit të Gostivarit.

Sipas Fetait, ky është një veprim i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësi në shërbimet për qytetarët dhe për të vendosur rend në administratën e komunës.

“Pardje u emërua, ndërsa sot e mori zyrtarisht vendimin si ushtrues detyre i kryetarit të Gostivarit, z. Fadil Xhelili i besuari i Qeverisë për rikthimin e stabilitetit institucional dhe funksionimit normal të komunës. Ky është një veprim i domosdoshëm për të garantuar vazhdimësi në shërbimet për qytetarët, për të vendosur rend në administratë dhe për të hapur një kapitull të ri përgjegjësie dhe transparence në Gostivar”, thekson Fetai pas takimit që realizoi me Xhelilin.

Sipas tij, qeveria vepron kur ka nevojë, me vendime të guximshme dhe në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

“Gostivari meriton institucione funksionale dhe udhëheqje që punon, jo që bllokon. Urime z. Xhelili dhe suksese në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë publike”, shkruan zëvendëskryeministri Fetai në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments