Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Arben Fetai, ka përgëzuar sot Fatlum Jusufin për emërimin e tij në postin e zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Mërgatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në një njoftim publik, Fetai ka vlerësuar lart profilin e Jusufit, duke e përshkruar si një kuadër të ri, të përgatitur dhe plot energji, i cili do të sjellë përkushtim dhe profesionalizëm në detyrat që lidhen me mërgatën shqiptare.
“Fatlumi do t’i kryejë me përkushtim dhe profesionalizëm detyrat që lidhen me pozitën dhe të drejtat e mërgimtarëve tanë, duke përfshirë angazhimin e tyre aktiv në jetën publike dhe ekonomike të vendit” shkruan Fetai.