8 C
Tetovo
E martë, 20 Maj, 2025
BallinaLajmeFetai: Plani i Taravarit dhe Ahmetit synon kthimin me hile të BDI-së...

Fetai: Plani i Taravarit dhe Ahmetit synon kthimin me hile të BDI-së në pushtet!

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta në adresë të Arben Taravarit dhe liderit të BDI-së opozitare, Ali Ahmeti. Në emisionin “Click Plus” në TV21, Fetai zbuloi një plan të errët që sipas tij është kurdisur nga kjo dyshe për të sabotuar zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

“Skenari për të minuar zgjedhjet lokale është ide e Taravarit dhe Ahmetit. Kjo është përpjekje e ulët për të rikthyer me hile në pushtet një subjekt që populli shqiptar e ka dërguar në opozitë,” deklaroi Fetai me tone të ashpra.

Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët nuk shkon me BDI-në, duke e distancuar partinë nga lëvizjet individuale të Taravarit. “Arben Taravari nuk është Aleanca për Shqiptarët. Votat, plot 107 mijë sosh, i ka marrë koalicioni VLEN dhe jo një individ që po mundohet të shesë vullnetin e qytetarëve në pazare politike,” shtoi ai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments