“Shpreh shqetësim të thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi ynë, Zekirja Shaini
Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune.
Bëj thirrje për qetësi, maturi dhe respekt të plotë ndaj institucioneve kompetente që po hetojnë rastin. Njëkohësisht, i bëj apel organeve të rendit që sa më shpejt të zbardhin motivet dhe autorët e këtij akti kriminal, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe qytetarët të ndihen të sigurt” – ka shkruar Fetai.