8 C
Tetovo
E martë, 5 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFetai: Ta bëjmë krenare Shkëndijën, ashtu siç ajo na bën krenarë të...

Fetai: Ta bëjmë krenare Shkëndijën, ashtu siç ajo na bën krenarë të gjithëve, racizmi s’ka vend në futboll

Në prag të ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve mes KF Shkëndija dhe Qarabag FK, zëvendëskryeministri, Arben Fetai, ka bërë thirrje publike për respekt dhe sportivitet në tribuna, duke theksuar rëndësinë e promovimit të vlerave të mirëkuptimit dhe unitetit përmes sportit.

“Racizmi, ksenofobia dhe urrejtja nuk kanë vend në futboll!”, thekson Fetai, i cili njëherësh është edhe një dashamirës i futbollit. Ai u ka bërë apel të gjithë tifozëve të Shkëndijës që të përkrahin ekipin me krenari, duke reflektuar vlerat e qytetarisë dhe respektit.

“Futbolli është festë. Është një sport që bashkon e jo që ndanë njerëz. U bëj thirrje të gjithë tifozëve të Shkëndijës të tregojmë kulturën tonë sportive, të mbështesim ekipin tonë me krenari dhe të reflektojmë vlerat e respektit dhe fair play-it të futbollit”, ka deklaruar Fetai.

Ai përfundon mesazhin me një thirrje pozitive: “Ta bëjmë krenare Shkëndijën, ashtu siç ajo na bën krenarë të gjithëve!”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments