Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po mbushet me reagime pas zbulimeve në lidhje me takimin sekreter të ministrit të Jashtëm shqiptar, Bujar Osmani, me ish-kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, i dënuar për korrupsion dhe i vendosur në listën e zezë të SHBA-së. Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, e ka akuzuar hapur këtë takim dhe shfrytëzimin e institucioneve për interesa të klaneve të korrupsionit.
Fetai thekson se takimi ndodhi në kundërshtim të hapur me ligjin, duke ngritur dyshime të mëdha mbi natyrën e marrëdhënieve dhe pazaret e fshehta që mund të jenë zhvilluar. Ai thekson se Ligji për informatat e klasifikuara nuk lejon që takimet lidhur me krime, korrupsion dhe pazare politike të jenë të klasifikuara si të ndaluara.
“Pse u takua ministri i Jashtëm me një të dënuar për krim e korrupsion? Kush i dha urdhrat Osmanit për shkeljen e ligjit dhe për të njollosur emrin e shqiptarëve? Ky takim nuk ishte për shqiptarët, por për klanet e korrupsionit që po shfrytëzojnë shtetin për interesa të errëta,” tha Fetai.
Ai shtoi se ky rast është një tjetër dëshmi se si institucionet nuk janë çiflig i politikës, por aty për të mbajtur të fshehta pazaret e errëta të pushtetit. “Ky turp nuk mbulohet me ligje e alibi, por vetëm e zbulon të vërtetën e madhe: BDI përdori shtetin për pazare të rënda në dëm të shqiptarëve,” përfundoi Fetai, duke kërkuar zbardhje të plotë të kësaj historie.
Ngjarja ka ndezur debates të mëdha në publik, ndërsa opinioni po kërkon përgjigje për atë që po ndodh me interesat e fshehta në nivelet më të larta të politikës së rajonit.