Zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Feta zhvilloi takim edhe me Ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Cyril Baumgartner. Në takim është diskutuar për për veprimet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit.
“Sot prita në një vizitë kurtuazie ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Cyrille Baumgartner.
Me Ambasadorin patëm shkëmbime të pasura mes të tjera, për veprimet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, vazhdimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, ka shkruar Zv. kryeministri Fetai.